Ministry of Health and Social Welfare
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (04.05.2020) janë testuar 8996 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 803 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 543 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 04.05.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 4 2 0
Dibër 1 0 0
Durrës 158 64 6
Elbasan 20 16 0
Fieri 45 41 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 31 1
Lezhë 52 35 0
Shkodër 115 96 2
Tiranë 347 236 18
Vlorë 5 4 1
TOTAL 803 543 31

 

Situata epidemiologjike në vend aktualisht paraqitet e qëndrueshme dhe me një nivel të ulët të pozitivitetit krahasuar me numrin total te testimeve. Gjatë javës së epidemisë, përqindja e pozitivitetit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë, që tregon funksionimin e masave të marra, identifikimin dhe  gjurmimin epidemiologjik të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre në kohë.

Nga 140 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 8 raste pozitive, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast. Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19.

Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Hapja e zonave të gjelbërta

 

Prej ditës së sotme (4 Maj) janë përfshirë si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë,Rrogozinë, Peqin,
Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Sipas këtyre rregullave pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.

Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.

 

Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja

 

Prej ditës së sotme është lejuar shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anetarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase.

Prej ditës së sotme personat që do të riatdhetësohen dhe që janë me banim në zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara.

Duke filluar nga dita e sotmej e në vijim do të ketë disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregëtare. Gjithashtu do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja.

Në vijim të draft-planit do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësohet dhe hapja e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare.

 

Masat për parandalimin e COVID-19 

Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Shërbimi i ri që është shtuar është për këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Deri tani në linjën e gjelbër janë pritur 82.000 thirrje. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Po vijon testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.

Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar dhe për këtë vigjilenca duhet të jetë maksimale.

Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme.

Për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127.

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total  3 467 321 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 246 979

  • Azi: 553 544 raste të konfimuara- 19 547 vdekje
  • Afrikë : 44 437 raste të konfirmuara- 1 799 vdekje
  • Amerikë: 1 475 942 raste të konfirmuara- 85 260 vdekje
  • Oqeania : 8 203 raste të konfirmuara- 122 vdekje
  • Të tjera696 raste të konfirmuara- 7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 4 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (4 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 553 544
Turqia 126045
Iran 97424
Kina 83964
India 42533
Arabia Saudite 27011
Pakistan 20186
Singapore 18205
Izrael 16208
Katar 15551
Japonia 15057
Emiratet e Bashkuara 14163
Indonesia 11192
Korea e jugut 10801
Bangladesh 9455
Filipine 9223
Malajsia 6298
Kuvait 4983
Kazakhstan 3964
Bahrain 3383
Thailand 2969
Afghanistan 2704
Oman 2568
Irak 2296
Uzbekistan 2149
Kyrgyzstan 830
Liban 737
Sri_Lanka 718
Maldives 527
Palestine 522
Jordania 461
Taivan 436
Vietnam 271
Mianmar 155
Brunei_Darussalam 138
Kamboxha 122
Taxhikistan 76
Nepal 75
Siria 44
Mongolia 40
Timor_Leste 24
Laos 19
Jemen 10
Bhutan 7
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 475 942
USA 1158041
Brazil 101147
Canada 59474
Peru 45928
Ekuador 29538
Mexico 23471
Chile 19663
Republika Domenikane 7954
Kolumbia 7668
Panama 7197
Argentina 4770
Puerto_Rico 1808
Kuba 1649
Bolivia 1594
Honduras 1055
Kosta_Rika 739
Guatemala 703
Uruguai 655
El_Salvador 555
Jamaika 469
Paraguai 396
Venezuela 357
Trinidad dhe Tobago 116
Bermuda 115
Aruba 100
Haiti 85
Bahamas 83
Barbados 82
Guyana 82
Sint_Maarten 76
Ishujt Kajman 74
Ishujt Virgin 66
Antigua_and_Barbuda 25
Grenada 21
Belize 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 17
Curaçao 16
Dominica 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Nikaragua 14
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
Bonaire 6
British_Virgin_Islands 6
Anguilla 3
Oqeania 8203
Australia 6783
Zelanda e re 1137
Polinezia Franceze 58
Guam 149
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 8
Afrika 44 437
Afrika e jugut 6801
Egjypt 6465
Maroku 4903
Algeria 4474
Nigeria 2558
Gana 2169
Kameron 2077
Guinea 1586
Cote_dIvoire 1398
Senegal 1182
Xhibuti 1112
Tunizia 1013
Niger 750
Somalia 722
Republika e Kongos 684
Sudan 678
Burkina_Faso 662
Mali 563
Republika e Tanzanise 480
Kenia 465
Gabon 335
Mauritius 334
Guinea Ekuadoriale 315
Guinea_Bissau 292
Ruanda 259
Kongo 229
Cape_Verde 165
Liberia 158
Sierra_Leone 157
Madagaskar 149
Etiopia 135
Togo 124
Zambia 124
Chad 117
Eswatini 112
Benin 90
Uganda 89
Mozambique 80
Republika e Afrikes qendrore 72
Libia 63
Sudani jugor 46
Eritrea 39
Malawi 39
Angola 35
Zimbabwe 34
Botswana 23
Burundi 19
Sao Tome dhe Principe 18
Gambia 17
Namibia 16
Seychelles 11
Mauritania 8
Saharaja perendimore 6
Komorros 3
Total 2 082 822

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 04. 05. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 384 499 raste të konfirmuara
    • 140 244 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 4 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (4 maj 2020)
Europa 1 384 499
Spanja 217466
Itali 210717
United_Kingdom 186599
Gjermani 163175
Russia 134687
France 131287
Belgjika 49906
Hollanda 40571
Zvicra 29822
Portugalia 25282
Suedia 22317
Irlanda 21506
Bjellorusia 16705
Austria 15597
Polonia 13693
Rumania 13163
Ukraine 11913
Danimarka 9523
Serbia 9464
Norvegjia 7809
Çekia 7781
Finland 5254
Moldavia 4121
Luxembourg 3824
Hungaria 3035
Greqia 2626
Armenia 2386
Kroacia 2096
Azerbaijan 1932
Bosnia_dhe_Herzegovina 1857
Islanda 1799
Estonia 1700
Bullgaria 1618
Macedonia e veriut 1511
Sllovenia 1439
Lithuania 1410
Sllovakia 1408
Letonia 879
Qipro 872
Kosova 851
Shqiperia 803
Andorra 748
Gjeorgjia 589
San_Marino 582
Malta 477
Mali I zi 322
Isle_of_Man 321
Jersey 292
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 144
Monako 95
Liechtenstein 83
Vatikani 11

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 4 maj 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 04.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 99 980 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 29 079 vdekje
  • 82 879 pacientë të shëruar
  • 1 479   pacientë në terapi intensive
  • 81 678  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 37307
Emilia Romanja 8984
Piemonte 15562
Veneto 7234
Toskana 5279
Liguria 3508
Marche 3206
Lazio 4385
Campania 2711
Trento 1165
Puglia 2945
Fruli 1050
Siçili 2202
Abruzzo 1837
Bolzano 636
Umbria 181
Sardenja 653
Kalabria 674
Valle d’Aosta 110
Bazilikata 173
Molise 178

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.