Ministry of Health and Social Welfare

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (09.05.2020) janë testuar 10268  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 856 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 627 pacientë të shëruar
  • 198 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 09.05.2020

 

 

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 4 3 0
Dibër 1 1 0
Durrës 174 102 6
Elbasan 20 17 0
Fieri 49 42 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 35 1
Lezhë 52 45 0
Shkodër 120 101 2
Tiranë 375 253 18
Vlorë 5 4 1
Total 856 627 31

Të dhënat e fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri

Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Në 24 orët të fundit janë testuar 224 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Sot është përqindja më e ulët e pozitivitetit ndaj totalit të testimeve, me vetëm 2.67 %.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë, përkatësisht nga 3 raste në Tiranë dhe Krujë, ndërsa të shëruar janë 7 qytetarë.

Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë. Prej tyre 627 qytetarë, pra mbi 70% tashmë janë shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier, Kamëz. Më pak se 15% e të prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

 

Hapja e zonave të gjelbërta

Nga dita e hënë (datë 11 Maj), shtohen si zonat të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë.
Zonat e gjelbërta të tjera që kanë masa lehtësuese janë edhe: Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë & Finiq, zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec, Librazhd, Bashkia Divjakë, Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje deri në orën 21:00.

Pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.

 

Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja

 

Edhe këtë  fundjavë do të lejohen të moshuarit sipas orarit të përcaktuar si dhe familjet dhe fëmijet deri në 14 vjeç.

 

Gjatë ditës së shtunë do të ushtrojnë aktivitetin markete dhe farmacitë deri në orën 17:30 ndërsa të dielën do të jetë të mbyllura.

 

Nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

 

Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

 

Në vijim të Planit të Rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mesimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

 

Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30 me protokolle rigoroze të sigurisë.

 

Nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.

 

Prej datës 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

 

Gjithashtu nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.

 

Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

 

 

Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi protokolleve të sigurisë ruajta e distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.

 

 

Aktivitetet që përbëjnë ende risk të lartë dhe do vijojnë të jenë të ndaluara

 

Ndërkohë që mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

 

Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se pesë personave në ambientet publike si dhe do të mbetet i mbyllur dhe transporti publik.

 

Masat për parandalimin e COVID-19 

 

Eshtë testuar kampioni i parë i stafit mjekësor dhe i pacientëve nëpërmjet testimit serologjik në Laboratorin e QSUT. Në total janë testuar 440 individë prej të cilëve 323 janë personel mjekësor dhe 117 janë pacientë. Theksi në pjesën e parë të studimit i është vënë vlerësimit të kitit për faktin se janë teste të reja dhe sipas rekomandimeve të OBSH dhe ECDC testet duhet të validohen, janë testuar edhe pacientë të konfirmuar me tampon dhe rezultatet kanë dalë të përafërta, ku pozitiviteti i përgjithshëm është 11. 2%.

ISHP vijon testimi për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, këtë muaj është trefishuar numri i testimeve. Në vendin tonë kemi aktualisht një indikator të pozitivitetit që është nën 5%, një indikacion që është shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.

Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Shërbimi i ri që është shtuar është për këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Deri tani në linjën e gjelbër janë pritur 82.000 thirrje. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Lehtësimi i masave do të vijojë nëse do të kemi këtë situatë të qëndrueshme ku përllogaritet mesatarja e rasteve të reja, të shtruarit në spitale dhe pacientët në terapi intensive.

Të nderuar qytetarë, pavarësisht situatës inkurajuese, funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave do të varet nga ju.

Nese ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, ne do të vazhdojmë me lehtësimin gradual të masave sipas strategjisë së miratuar.

Nëse keni shenja të sëmundjes Covid-19, ju lutem telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total  3 898 658 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 274 290

  • Azi: 629 193 raste të konfimuara- 21 432 vdekje
  • Afrikë : 57 860 raste të konfirmuara- 2 155 vdekje
  • Amerikë: 1 690 681 raste të konfirmuara-  100 430 vdekje
  • Oqeania : 8 326 raste të konfirmuara- 125 vdekje
  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara-  7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 9 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (9 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 629 193
Turqia 135569
Iran 104691
Kina 83976
India 59662
Arabia Saudite 35432
Pakistan 27474
Singapore 21707
Katar 20201
Emiratet e Bashkuara 16793
Izrael 16436
Japonia 15628
Bangladesh 13134
Indonesia 13112
Korea e jugut 10840
Filipine 10463
Kuvait 7208
Malajsia 6535
Kazakhstan 4834
Bahrain 4444
Afghanistan 3778
Oman 3112
Thailand 3000
Irak 2603
Uzbekistan 2336
Kyrgyzstan 931
Sri_Lanka 835
Liban 796
Maldives 644
Palestine 547
Taxhikistan 522
Jordania 508
Taivan 440
Vietnam 288
Mianmar 177
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 122
Nepal 101
Siria 47
Mongolia 42
Jemen 34
Timor_Leste 24
Laos 19
Bhutan 7
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 690 681
USA 1283929
Brazil 145328
Canada 66434
Peru 61847
Mexico 31522
Ekuador 28818
Chile 25972
Kolumbia 10051
Republika Domenikane 9376
Panama 8070
Argentina 5598
Bolivia 2266
Puerto_Rico 2156
Honduras 1771
Kuba 1741
Guatemala 900
El_Salvador 784
Kosta_Rika 773
Uruguai 694
Paraguai 563
Jamaika 490
Venezuela 388
Haiti 146
Bermuda 118
Trinidad dhe Tobago 116
Aruba 101
Guyana 94
Bahamas 92
Barbados 83
Ishujt Kajman 81
Sint_Maarten 76
Ishujt Virgin 68
Antigua_and_Barbuda 25
Grenada 21
Belize 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 17
Curaçao 16
Dominica 16
Nikaragua 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
British_Virgin_Islands 7
Bonaire 6
Anguilla 3
Oqeania 8 326
Australia 6914
Zelanda e re 1142
Polinezia Franceze 60
Guam 151
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 15
Papa new Guinea 8
Afrika 57860
Afrika e jugut 8895
Egjypt 8476
Maroku 5711
Algeria 5369
Gana 4012
Nigeria 3912
Kameron 2265
Guinea 2009
Cote_dIvoire 1602
Senegal 1551
Xhibuti 1135
Sudan 1111
Tunizia 1030
Republika e Kongos 937
Somalia 928
Niger 795
Burkina_Faso 744
Mali 668
Kenia 621
Gabon 620
Guinea_Bissau 594
Republika e Tanzanise 509
Guinea Ekuadoriale 439
Mauritius 332
Kongo 287
Ruanda 273
Chad 260
Sierra_Leone 257
Benin 242
Cape_Verde 230
Sao_Tome_and_Principe 208
Liberia 199
Etiopia 194
Madagaskar 193
Zambia 167
Eswatini 159
Togo 145
Republika e Afrikes qendrore 143
Sudani jugor 120
Uganda 101
Mozambique 82
Libia 64
Angola 43
Malawi 43
Eritrea 39
Zimbabwe 35
Botswana 23
Gambia 20
Burundi 19
Namibia 16
Seychelles 11
Komorros 8
Mauritania 8
Saharaja perendimore 6
Total 2 386 756

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 09. 05. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 1 511 902 raste të konfirmuara
    • 150 141 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 9 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (9 maj 2020)
Europa 1 511 902
Spanja 222857
Itali 217185
United_Kingdom 211364
Russia 187859
Gjermani 168551
France 138421
Belgjika 52011
Hollanda 42093
Zvicra 30124
Portugalia 27268
Suedia 25265
Irlanda 22541
Bjellorusia 21101
Austria 15735
Polonia 15366
Rumania 14811
Ukraine 14195
Danimarka 10218
Serbia 9943
Çekia 8077
Norvegjia 8034
Finland 5738
Moldavia 4728
Luxembourg 3871
Hungaria 3213
Armenia 3029
Greqia 2691
Azerbaijan 2279
Kroacia 2161
Bosnia_dhe_Herzegovina 2070
Bullgaria 1911
Islanda 1801
Estonia 1725
Macedonia e veriut 1586
Sllovakia 1455
Sllovenia 1450
Lithuania 1436
Letonia 928
Qipro 891
Kosova 862
Shqiperia 850
Andorra 752
Gjeorgjia 623
San_Marino 623
Malta 489
Isle_of_Man 329
Mali I zi 324
Jersey 293
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 146
Monako 95
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 9 maj 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

Situata e COVID-19 në Itali datë 09.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 84 842 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 30 395 vdekje
  • 103 031 pacientë të shëruar
  • 1 034    pacientë në terapi intensive
  • 69 974    qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 30262
Emilia Romanja 7401
Piemonte 13934
Veneto 5877
Toskana 4448
Liguria 2982
Marche 3230
Lazio 4345
Campania 1965
Trento 830
Puglia 2729
Fruli 869
Siçili 2080
Abruzzo 1676
Bolzano 473
Umbria 111
Sardenja 550
Kalabria 612
Valle d’Aosta 118
Bazilikata 145
Molise 205

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.