1. Përshkrimi i Projektit (Project Description)

  • Përshkrimi i Projektit (Project Description)

Objektivi i Projektit është të mbështesë zbatimin e reformave të ndërmarra nga Qeveria për përmirësimin e vendosjes së drejtësisë dhe rritjen e efikasitetit të programeve të asistencës sociale.

Projekti përbëhet nga komponentët e mëposhtme:

Komponenti 1: Forcimi i zbatimit dhe performancës së programeve të asistencës sociale

Mbështetja e zbatimit të përmirësuar, si e programit të ndihmës ekonomike (PNE), ashtu edhe e programit të aftësisë së kufizuar (PAK), nëpërmjet dhënies së financimit për rimbursimin e pagesave që Huamarrësi ka bërë nga fondet e tij buxhetore për programin e ndihmës ekonomike (Programin e Shpenzimeve të Lejuara).

Komponenti: Asistenca teknike për forcimin e kapacitetit zbatues për programet e asistencës sociale

Mbështetje për forcimin e kapaciteteve të Qeverisë për zbatimin e përmirësimeve në dhënien e pagesave të asistencës sociale, përfshirë sa më poshtë:

 

(a) Rishikim i parametrave të programeve të asistencës sociale, duke përfshirë sistemet e reja të vlerësimit për asistencën për PAK në bazë të modelit social, shqyrtimin e procedurave të punës dhe kuadrit institucional dhe hartimin e strategjive të asistencës alternative për personat me aftësi të kufizuar të cilët nuk i përmbushin kriteret e përfitimit nga PAK në bazë të reformës.

(b) Përgatitje e një strategjie daljeje për përfituesit e NE-së mbështetur në modele novatore dhe në përvojën ndërkombëtare.

(c) Vënia në zbatim i një sistemi të informacionit për menaxhimin (SIM) për PAK, duke përfshirë: shqyrtimin e procedurave bazë të punës, roleve institucionale dhe kërkesave funksionale për të përcaktuar faktorët e përdorur në projektimin e sistemit të informacionit për menaxhimin; zhvillimin e kontrollit të cilësisë për përgatitjen dhe vënien në zbatim të sistemit të informacionit për menaxhimin; përgatitjen e një politike të rishikuar për sanksionet dhe të mekanizmave të zbatimit me forcë për të rritur mundësitë për zgjidhjen e mashtrimeve dhe gabimeve; dhe hartimin e instrumenteve për zbulimin e mashtrimeve dhe gabimeve, dhe mekanizmave të tjerë të inspektimit social.

(d) Nxitja e transparencës në komunikim dhe në monitorim-vlerësim, si edhe në angazhimin e qytetarëve, ndër të tjera nëpërmjet:

(i) vijimit të zhvillimit të fushatave të ndërgjegjësimit për të siguruar të kuptuarit dhe të pranuarit e reformave në programeve të asistencës sociale nëpërmjet hartimit të një strategjie të gjithanshme komunikimi dhe të mjeteve specifike të komunikimit të përshtatura për temat dhe grupet e synuara specifike;

(ii) forcimit të monitorimit dhe të vlerësimit nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të një procesi për vlerësimin e reformave në programet e asistencës sociale dhe zhvillimit të një studimi pasues të aftësisë së kufizuar për të mbështetur monitorimin e reformave të ndihmës së aftësisë së kufizuar.

(iii) fuqizimit të kapacitetit monitorues dhe vlerësues të MSHMS-së për shqyrtimin e procedurave të punës dhe masave organizative institucionale, analizimin e të dhënave dhe përditësimin e formulës së unifikuar të pikëzimit; dhe

(iv) zhvillimit të një ankete vlerësuese me përfituesit e PAK për të vlerësuar sa të kënaqur janë me reformën e PAK.

(e) Vijimi i dhënies së mbështetjes për zbatimin e Projektit nëpërmjet financimit të Kostove të Shfrytëzimit dhe shërbimeve të konsultimit për të rritur njohuritë teknike të MSHMS-së në fushat përkatëse përfshirë menaxhimin, monitorimin dhe vlerësimin e përditshëm të projektit, prokurimet dhe menaxhimin financiar.