Ministria e Shëndetësisë informon se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin COVID_19 në Shqipëri. Deri tani janë testuar 31 raste në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, të cilat pas testimit rezultuan negative.
Nga survejanca e përforcuar në pikat kufitare ajrore detare dhe tokësore, po kryhet monitorimi i temperaturës në vijimësi për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, ndërsa në kufi janë dyfishuar pikat e kontrollit mjekësor. Në 24 orët e fundit janë monitoruar për temperaturë 15.935 persona në pikat kufitare ajrore, tokësore dhe detare.
Urgjenca Kombëtare Mjekësore ka marrë masat për të përballuar mbi 5000 thirrje në ditë, aktualisht prêt rreth 1500 thirrje në ditë si dhe po kryen gjithë organizimin territorial për ndjekjen e rasteve që referohen pranë Numrit Unik 127.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel udhëtarëve që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.
Ministria e Shëndetësisë bën apel për të gjithë qytetarët për të qenë të vëmendshëm për të respektuar masat higjieno-sanitare.Strukturat e shëndetit publik po monitorojnë zbatimin e urdhrit të ministres Manastirliu për masa të shtuara higjieno-sanitare në institucionet arsimore, si një masë shumë e rëndësishme në situata të tilla.
Kemi rritur dhe stokun për medikamentet antiviral që rekomandohen që përdoren në raste të ngjashme të trajtimit të këtij virusi. Në të gjitha strukturat e parësorit dhe spitalet e vendit po shpërndahen 1.2 milion maska shtesë, përpos stokut që strukturat shëndetësore kanë.
Për të rritur akoma më shumë stokun e mjeteve të mbrojtjes personale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rialokuar një fond shtesë prej 1 milion dollarë në buxhetin e spitaleve.
MSHMS rekomandon qytetarët që kane udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.
Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:
3004 vdekje
2 vdekje
1 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
| Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (2 mars 2020) |
| Kontinenti i Azisë | 85 990 |
| Kina | 80134 |
| Republika e Koresë | 4212 |
| Iran | 978 |
| Japoni | 254 |
| Singapor | 106 |
| Bahrain | 47 |
| Kuvajt | 46 |
| Tajland | 43 |
| Taivan | 40 |
| Malajzi | 29 |
| Emiratet e Bashkuara Arabe | 21 |
| Irak | 19 |
| Vietnam | 16 |
| Izrael | 10 |
| Liban | 10 |
| Oman | 6 |
| Pakistani | 4 |
| Indi | 3 |
| Katar | 3 |
| Filipine | 3 |
| Indonezia | 2 |
| Kamboxhia | 1 |
| Afganistan | 1 |
| Nepal | 1 |
| Sri Lanka | 1 |
| Raste të tjera | 705 |
| Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 705 |
| Amerika | 127 |
| USA | 89 |
| Kanada | 24 |
| Ekuador | 6 |
| Meksika | 5 |
| Brazili | 2 |
| Republika Domenikane | 1 |
| Oqeania | 30 |
| Australia | 29 |
| Zelanda e re | 1 |
| Afrika | 3 |
| Egjypt | 2 |
| Algjeria | 3 |
| Nigeria | 1 |
| Total | 86 858 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 02. 03. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

Situata në Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
| Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (2 mars 2020) |
| Europa | 2210 |
| Italia | 1689 |
| Gjermani | 129 |
| Franca | 130 |
| Spanja | 83 |
| Anglia | 36 |
| Zvicra | 24 |
| Norvegjia | 19 |
| Suedia | 14 |
| Austria | 14 |
| Hollanda | 13 |
| San Marino | 8 |
| Kroacia | 7 |
| Greqia | 7 |
| Finlanda | 6 |
| Danimarka | 4 |
| Islanda | 3 |
| Gjeorgjia | 3 |
| Rumania | 3 |
| Azerbaxhan | 3 |
| Çekia | 3 |
| Belgjika | 2 |
| Rusia | 2 |
| Estonia | 1 |
| Bjellorusia | 1 |
| Monako | 1 |
| Lituania | 1 |
| Irlanda | 1 |
| Armenia | 1 |
| Maqedonia e Veriut | 1 |
| Luksemburg | 1 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 2 Mars 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

Situata e COVID-19 në Itali datë 01.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://ëëë.salute.gov.it/portale/home.html
Shpërndarja sipas rajoneve:
Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë

Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së
Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:
Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.
© Ministria e Shëndetësisë 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.