.

vije ndarëse

Postuar më: 21/01/2021

21 Janar/ Vijon vaksinimi antiCovid, vaksinohen 549 personel shëndetësor

Tiranë, 21 Janar –Vaksinimi antiCovid për personelin shëndetësor të vijës së parë të luftës kundër COVID-19 në “Air Albania” Stadium ka vijuar edhe sot në ditën e 11.

Në total janë vaksinuar 549 mjekë, infermierë, epidemiologë, të cilët janë në vijën e parë të ofrimit të shërbimit ndaj pacientëve me COVID.

Të gjithë punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, që ofrojnë shërbime në spitalet COVID dhe strukturat e tjera të vijës së parë në përballje me COVID-19 kanë pranuar të vaksinohen sipas planifikimit të hartuar nga ekspertët.

Sipas planit Kombëtart të vaksnimint ndaj COVID19, të parët që do të vaksinohen janë personeli shëndetesor në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19, pas tyre ata me të rrezikuarit që jetojnë apo punojnë në shtepitë e pleqve dhe grupet e tjera të punonjësve shëndetesorë si dhe të moshurarit që kanë vdekshmërinë me të lartë, personat që kanë sëmundje shoqëruese dhe që bejnë forma të rënda me vdekje. Po ashtu do të vaksinohen edhe personat që kryejnë shërbime të tjera kritike për shoqërinë si mësuesit policët apo të tjerë.