Ministria e Shëndetësisë

Lundroni në këtë Seksion

Znj. Anila Alliu

Këshilltare Ligjore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Znj. Anila Alliu është emëruar në pozicionin e Këshilltares Ligjore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale që prej tetorit 2025.
Me një përvojë të gjerë  në fushën ligjore dhe administratën publike, znj.Alliu kontribuon në përgatitjen dhe shqyrtimin e akteve ligjore dhe nismave normative, si dhe në sigurimin e përputhshmërisë së politikave të shëndetësisë me legjislacionin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare.


Arsimi

Është diplomuar në Fakultetin Juridik dhe Master në Politikë dhe Qeverisje në Evropë. Flet anglisht dhe italisht dhe është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.


Eksperienca Profesionale

Eksperienca e saj përfshin kërkim ligjor dhe gjyqësor, përfshirë analizën e çështjeve gjyqësore, merger & acquisition, dhe kontribut në projektligje. Ka kryesuar procesin e privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, si dhe ka punuar në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka mbështetur reformat ligjore dhe rregullatore në përputhje me standardet evropiane dhe ka përfaqësuar institucionet shqiptare në kontekste ndërkombëtare.


Veprimtari Akademike dhe Botime

Ka marrë pjesë në aktivitete akademike dhe trajnime mbi të drejtën kushtetuese, administratën publike dhe sundimin e ligjit, duke kontribuar me raporte dhe analiza profesionale për projekte institucionale dhe ndërkombëtare. 


Kontributi Profesional

Znj. Alliu njihet për saktësinë analitikevizionin strategjik dhe përkushtimin ndaj sundimit të ligjit. Kontributi i saj shtrihet në forcimin e kapaciteteve ligjore të administratës publike, harmonizimin e politikave me standardet evropiane dhe nxitjen e bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar.