Ministria e Shëndetësisë

Personat me aftësi të kufizuar po përfitojnë karriget me rrota falas, falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Nga Shkodra, ku shpërndau karriget me rrota për 22 persona me aftësi të kufizuar, Ministrja Manastirliu tha se kjo është një ndihmë konkrete që jepet nga shteti për personat me aftësi ndryshe. “Karriget me rrota janë të përshtatura sipas nevojës për çdo person dhe vetëm në Shkodër ne ju kemi dhënë mundësinë 120 personave me aftësi të kufizuar të kenë karrige me rrota të personalizuara, për t’ja dalë vetë në përditshmëri”, tha Manastirliu.
Në të gjithë vendin, rreth 600 persona me aftësi të kufizuar do të përfitojnë çdo vit karrige me rrota falas.{:}