Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i shoqëruar nga z. Clive Rumbold, i Ngarkuari me Punë (Charge d’affaires) i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, dhe znj. Ogerta Manastirliu, Drejtore e QSUT, morrën pjesë sot (19/3/2014) në ceremoninë e zhvilluar në QSUT me rastin e inaugurimit të projektit të rikonstruksionit të plotë të bllokut operator dhe infrastrukturës ndihmëse të tij në Shërbimin e Djegie-Plastikës, e mundësuar nëpërmjet mbështetjes financiare në formën e një granti të Komisionit Europian. Qëllimi i realizimit të këtij projekti, është rritja e kapaciteteve kuruese të pacientëve që kanë djegie të rënda, si dhe aplikimi i standarteve europiane në kurimin e tyre.{:}