Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, nëpërmjet Ambasadës së Republikёs sё Turqisë në Tiranë, ofroi mundësinë e organizmit të një kursi trajnimi në kuadrin e “Projektit të trajnimit të urgjencës në vendet ballkanike”, i mbështetur financiarisht dhe logjistikisht nga Ministria e Shëndetësisë e Turqisë.

Kursi, i cili u fokusua në “Çështje të Shërbimit të urgjencës dhe të fatkeqësive Natyrore”, u zhvillua në “Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit dhe Simulimit” në Urla, Izmir, në Republikën e Turqisë, në përiudhën dy-javore 20 Janar – 1 Shkurt 2014. Në përfundim të kursit u lëshua në çertifikatë nga autoritetet trajnuese të Republikës së Turqisë.

Ministria e Shëndetësisë e Turqisë mbulon shpenzimet e trajnimit, akomodimit dhe logjistikës së kryerjes së tij. Kursi i zhvillua në gjuhën shqipe.

Nё ceremoni morrën pjesë Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipërë, z. Hidajet Bajraktar, Z/Ministri i Shëndetësisë, z. Klodian Rjepaj, përfaqësuesë të ekipit të mjekëve shqiptarë të urgjencës, si dhe përfaqësues të ekipit shëndetësor turk të Edernesë.

{:}