Ministria e Shëndetësisë

97 specialistë të rinj do t’i shtohen trupës së mjekëve shqiptarë, në vijim të procesit të nisur një vit më parë me rifillimin e 380 specializimeve në mjekësi, pas boshllëqeve të pajustifikueshme shumëvjeçare që trashëguam nga qeverisja e mëparshme. Me Dekanen e Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Mira Rakacolli dhe Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Arben Gjata, konfirmuam sot angazhimin programor për plotësimin e boshllëqeve shumëvjeçare që trashëguam në trupën e profesionistëve të shëndetësisë, në një proces përzgjedhjeje krejtësisht transparent dhe në bazë të meritës.{:}