Ministria e Shëndetësisë

Ministri Beqaj në Ditën Botërore të Infermierisë: “Infermierët janë zemra e kujdesit shëndetësor!” Tiranë, 12/05/2014 – Në Ditën Botërore të Infermierisë, e cila festohet çdo vit më 12 Maj, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku u vlerësuan me çmime për punën dhe performancën e tyre në ofrimin e kujdesit shëndetësor për pacientët një grup punonjësish të kujdesit infermieror pranë kësaj qendre. Gjithashtu, nën kujdesin e Drejtores së QSUT-së, znj.Ogerta Manastirliu, në takim u prezantuan edhe uniformat e reja të punonjësve të kujdesit shëndetësor të kryeqendrës universitare spitalore{:}