Ministria e Shëndetësisë

Vlorë, 13/05/2014 – Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mori pjesë në ceremoninë e organizuar sot (13/05/2014) në Spitalin Rajonal të Vlorës, me rastin e hapjes së qendrave rajonale të Telemjekësisë për Vlorën, Gjirokastrën dhe Korçën, në bashkëpunim me projektin e USAID-it. Në takim ku morrën pjesë edhe z. Aleksandër Arvizu, Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Dr. Rifat Latifi President i International Virtual e-Hospital Foundation (IVeH) dhe drejtues të institucioneve shëndetësore rajonale e universitare në vend, Ministri Beqaj theksoi midis të tjerash se nisma dhe projekte të tilla janë shembuj që qartë dhe elementë të qënësishëm inovacioni për sistemin tonë të kujdesit shëndetësor.{:}