Kujdes! Për çdo emergjencë shëndetësore kontaktoni Urgjencën Kombëtare në numrin 127.
Nëse njëri nga pjesëtarët e familjes ka lëkurë të nxehtë dhe të thatë, dridhje të forta apo gjendje të fikti, lajmëroni menjëherë mjekun e ambulancës. Ndërsa prisni për ndihmë, zhvendoseni të sëmurin në një dhomë më të freskët, vendoseni në pozicion horizontal mbështetur në njërën anë, ngrijini këmbët pak nga pozicioni horizontal, mundohuni ta freskoni duke e lagur me ujë dhe mos i jepni paracetamol.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të mbështeten në rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, për të parandaluar rrezikun e të nxehtit për të gjithë popullatën, sidomos për fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit. Për më shumë informacione klikoni në link:
https://www.ishp.gov.al/keshillat-e-stines/
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.