Ministria e Shëndetësisë

Kryeministri z. Edi Rama, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj dhe Ambasadori Amerikan në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, ishin sot (4/2/2014) në Lezhë për të përuruar rinovimet e financuara nga USAID-i në Spitalin Rajonal. Nëpërmjet Projektit “Mbështetje e Reformës në Shëndetësi” të financuar nga USAID-i janë rikonstruktuar 3 salla pritjeje për pacientët (recepsione): në godinën kryesore, në repartin e urgjencës dhe në godinën e maternitetit, ka krijuar farmacinë qendrore të spitalit, dhe ka ndërtuar rampa (pjerrina) të ndryshme për karrocat ose barrelat për zhvendosjen e pacientëve.

Projekti MRSH i financuar nga USAID-i, i cili synon përmirësimin e menaxhimit, administrimit dhe qeverisjes spitalore, ka zbatuar ativitete në Spitalet Rajonale të Lezhës dhe Korçës dhe SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Mekanizmat dhe instrumentat e menaxhimit të zbatuara në këto tre spitale raportohen pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Grupin “Mbështetje për Zbatimin e Reformës në Shëndetësi,” i cili rekomandon shtrirjen e këtyre masave reformuese edhe në spitalet e tjera të vendit.

Me qëllim që spitalet t’i përgjigjen më mirë kërkesave dhe nevojave të pacientëve, për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar, përveç burimeve spitalore ky projekt synon në zbatimin e praktikave të reja për përfshirjen e komunitetit, duke synuiar që spitalet të jenë të suksesshëm duke ofruar një kujdes të veçantë dhe një qasje të re në qëndrimin ndaj pacientëve dhe komunikimin me komunitetin për ti shërbyer më mirë nevojave të tij, pra duke mundësuar përfshirjen e komunitetit në çështjet e shëndetit dhe një kujdes shëndetësor që vendos në qendër të sistemit shëndetësor pacientin.{:}