.

vije ndarëse

Postuar më: 13/05/2021

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,596 testime, 1,050 të shëruar, 45 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 45 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 11 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 4 raste Korçë, Devoll,  3 raste në Librazhd, Pogradec, 2 raste në Vlorë, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kolonjë, Gramsh, Pustec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. 
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Maj 2021)
Raste të reja ditore         45
Të shëruar në 24 orë      1,050
Të shtruar në spitale      86
Humbje jete në 24 orë   3
Testime ditore                2,596

Testime totale            668,531
Raste pozitive             131,890
Raste të shëruara        121,122
Raste Aktive                  8,342
Humbje jete                  2,426

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         6,798
Shkodër       268
Fier               195
Korçë            206
Gjirokastër   200
Durrës          129
Vlorë             151
Elbasan        117
Lezhë           100
Berat             83
Dibër             47
Kukës           48