.

vije ndarëse

Postuar më: 19/01/2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 420 testime, 21 qytetar të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 15 të shëruar në 24 orët e fundit

19 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 420 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë, në Bashkitë:
3 në Lezhë, nga 2 qytetarë në Pukë, Kurbin, Durrës, Tiranë, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Fier, Lushnje, Vlorë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Elbasan.
Janë 222 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv aktualisht nuk ka asnjë pacient që po merrr trajtim. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,322 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 19 Janar 2023)
Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 0
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 420
Testime totale 2,026,762
Raste pozitive 333,140
Raste të shëruara 329,322
Raste Aktive 222
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 151
Fier 19
Vlorë 16
Berat. 8
Lezhë. 8
Durrës. 7
Shkodër 7
Gjirokastër. 3
Korçë. 2
Elbasan. 1