.

vije ndarëse

Postuar më: 27/08/2021

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 6184 testime, 921 raste të reja, 1 humbje jete dhe 290 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 6184 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 921 qytetarë, në këto bashki:

213 raste në Tiranë, 93 në Vlorë, 92 në Shkodër, 58 në Durrës, 44 në Kavajë, 39 në Lezhë, 33 në Mat, 31 në Vau i Dejës, 28 në Lushnje, 27 në Fier, 26 në Berat, 21 në Kamëz, 20 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Krujë, nga 14 raste në Elbasan, Peqin, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, 11 në Rrogozhinë, 9 në Gramsh, 7 në Vorë, nga 6 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Librazhd, Poliçan, Korçë, Mallakastër, Has, nga 4 raste në Bulqizë, Cerrik, nga 3 raste në Shijak, Memaliaj, Gjirokastër, Himarë, Divjakë, Patos, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Roskovec, Selenicë, Belsh, nga 1 rast në Skrapar, Maliq, Këlcyrë, Përmet, Delvinë, Klos, Tropojë.

Aktualisht janë 8311 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 64 vjeç nga Kruja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 290 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,376 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (27 Gusht 2021)

 

Raste të reja ditore         921

Të shëruar në 24 orë       290

Të shtruar në spitale       96

Humbje jete në 24 orë     1

Testime ditore                 6184

 

Testime totale            1,026,069

Raste pozitive             143,174

Raste të shëruara         132,376

Raste Aktive                    8311

Humbje jete                     2,487

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             3103

Shkodër          1415

Vlorë               778

Fier                  677

Durrës             582

Lezhë              428

Elbasan           379

Berat               289

Gjirokastër       253

Korçë               160

Kukës              130

Dibër                 117