22 Korrik, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu, së bashku me Ministrin e Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, kanë marrë pjesë ceremoninë e dorëzimit të 5 mijë testeve për COVID19 nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare.
Ministrja Manastriliu dhe ministri Majko falenderuan përfaqësuesit nga diaspora për solidaritetin e treguar në këtë situatë të vështirë të pandemisë së shkaktuar nga COVID19.
“Mbështetur në strategjinë tonë shumëplanëshe po vijojmë me forcimin e kapaciteteve spitalore, shtimin e burimeve njerëzore dhe kjo ndihmë na shërben edhe për forcimin e kapaciteteve të testimit. Një solidaritet që na vjen nga bashkëkombasit tanë në këtë situatë të vështirë për vendin”, tha Manastriliu.
“Nga bizesmenët shqiptarë në Diasporë kanë ardhur 5 mijë teste për diagnistikimin e COVID19. Kjo është paketa e parë e donacionit dhe sipas parashikimeve nga diaspora shqiptare pritet të vijnë edhe ndihma të tjera për vendit tonë për të luftuar pandeminë”, tha ministri Majko.
Në kuadër të forcimit të kapaciteteve të testimit për luftën ndaj COVID19, nga MSHMS janë mundësuar 90 mijë teste dhe në mënyrë të vazhdueshme laboratorët po furnizohen me teste për diagnistikimin e COVID19.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.