Nga sot ka vetëm një mundësi punësimi si infermiere në vend – Portali “Infermierë për Shqipërinë”. Kjo dritare e re do të ofrojë mundësi punësimi reale sipas një sistemi transparent të vlerësimit të meritës.
Fjala e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu në prezantimin e portalit “Infermierë për Shqipërinë”
“Elda është rasti i nxënëses ekselente. Pret të mbarojë studimet master për të ushtruar profesionin e infermieres. Ajo kërkon siguri që mundimi dhe përkushtimi në shkollë nuk do i shkojnë dëm.
Maslimja, është endur në shumë dyer, ka licencën e ushtrimit të profesionit, ka eksperiencë, por për fat të keq ende ska gjetur një punë të qëndrueshme.
2500 infermierë dhe profesionistë të shkencave teknike mjekësore trokasin gati cdo ditë në dyert e qëndrave shëndetësore apo spitale për një vend pune.
Herë i kanë gjetur të mbyllura ato dyer, herë janë munduar që të gjejnë një të njohur për ti ndihmuar dhe nuk janë të pakta rastet që kanë hequr dorë e janë detyruar të punojnë tjetërkund, larg profesionit të tyre.
Po ju tregoj dicka: nuk kalon ditë që në zyrën time, në kutinë postare reale dhe elektronike, të mos kem një kërkesë për punësim nga të rinj e të reja që duan të ushtrojnë profesionin e tyre. Janë nga e gjithë Shqipëria.
Ne kemi një detyrim madhor: të krijojmë një terren të njëjtë për të gjithë, t’u japim shanse të barabarta dhe t’u garantojmë drejtësi në vlerësim dhe punësim.
Duke filluar nga sot, përgjigja jonë, për të gjithë ata që dëshirojnë të punësohen në sistemin publik, në profesionin e infermierit, është kjo platformë: Aplikoni dhe vini veten në provë.
Ne ju garantojmë një gjë: do të përzgjidhen më të aftët, sipas një sistemi testimi transparent, që do të sigurojë që në strukturat shëndetësore të punësohen ata që me të vërtetë E MERITOJNË.
Aplikoni për punën, që do të duhet ta fitoni vetë, me forcat tuaja, prej meritës tuaj. E në fund do t’ja dini për nder vetëm vetes dhe familjes tuaj.
Platforma që ne prezantojmë sot, do të ndryshojë një herë e mirë mënyrën se si bëhet punësimi i infermierëve dhe profesionistëve të fakultetit të shkencave mjekësore teknike, në Shqipëri.
Por jo vetëm kaq për ne kjo është një Reformë, një Reformë që garanton:
– Cilësinë në shërbime
– Garanton TRANSPARENCE
– Garanton vlerësim vetëm mbi MERITE
– Eleminon punësimin prej MIKUT, TARAFIT apo edhe PARTISE
– I jep fund ABUZIMIT ne rekrutim, KORRUPSIONIT në punësime
– U jep fund emërimeve pa plotësuar KRITERE.
Ne po punojmë për reformimin e Sistemin Shëndetësor. Dhe për t’ia dalë mbanë, po i shkojmë në zemër të problemit!
Ne jemi të vetëdijshëm se qytetarët presin shumë prej nesh. Kërkojnë një shërbim cilësor dhe në kohë. Tashmë ka ardhur koha që ne të fokusohemi në CILESINE E SHERBIMIT.
Prandaj po fokusohemi se pari tek NJERËZIT dhe tek PROFESIONISTËT E SHËNDETIT.
Dhe infermierët – të cilët janë zemra e kujdesit shëndetësor – kanë një rol jetik, në funksionimin e sistemit tonë shëndetësor dhe përmirësimin e shërbimit që qytetarët meritojnë, dhe që ne duam t’ua ofrojmë.
Në pjesën dërrmuese të kohës që i duhet një pacienti për t’u kuruar, infermieri është kontakti i parë dhe ai që shpenzon më shumë kohë duke i shërbyer pacientëve.
Unë besoj se roli i infermierit, më shumë se sa profesion është një mision: Mision për të qenë pranë njerëzve, në momentet kur ata kanë nevojë. Sepse për pacientët infermierët janë ata që dhembshurinë dhe kujdesin e japin pa patur nevojë për RECETE.
Një njeri i ditur ka thënë dikur se “kur trajton një sëmundje, ti ose fiton, ose humb. Por kur trajton një njeri, të garantoj se vetëm ke fituar, cilido qoftë rezultati”.
Është një punë që nuk e kryen dot cilido – duhet të kesh brenda vetes ndjenjën e sakrificës, përkushtimit, kujdesit, ndihmës për tjetrin. E dinë mirë këtë, profesioniste si Maslimja, që kanë zgjedhur këtë profesion fisnik, në shërbim të pacientëve. Çdokush që e ka zgjedhur këtë profesion, është shtyrë prej një dëshire për t’u kujdesur, për të shërbyer, për të ndihmuar.
Sot në Shqipëri janë rreth 16 mijë infermierë të liçensuar, prej të cilëve 13 mijë janë të punësuar dhe rreth 3 mijë infermierë janë në kërkim të një vendi pune. Ndërkohë, çdo vit rreth 1400 infermierë mbarojnë studimet në system public dhe rreth 800 infermierë licensohen cdo vit dhe menjëherë shndërrohen menjëherë në punëkërkues potencialë.
Kjo dhe arsyet që përmenda më lart, transparenca, merita, fundi i abuzivizmit, ishin shtysa jonë kryesore për ndërtimin e platformës “Infermierë për Shqipërinë”, që prezantojmë sot.
Eshtë një platformë e thjeshtë. Eshtë porta që i hapet çdo infermieri, kudo në Shqipëri, për të gjetur një vend pune, bazuar në dijet dhe meritat.
Përveç infermierëve, Portali “Infermierë për Shqipërinë” do të ofrojë mundësi punësimi edhe për fizioterapistë, logopedistë, mami, teknikë të laboratorit dhe imazherisë.
Që sot do të gjeni 416 vende të lira pune. Platforma ofron 308 vende të lira për infermierë në qendra shëndetësore në të gjithë vendin dhe 108 vende të lira në spitale dhe do të përditësohet me vendet e lira të punës që do të krijohen.
Por si do të funksionojë kjo platformë? Cdo i interesuar mund të klikojë
infermierepershqiperine.al
Ju nevojiten vetëm 4 hapa për të aplikuar:
– Regjistrohu
– Ngarko dokumentat
– Kërko vendet vakante
– Apliko
Aplikimi kryhet për vendet e lira në bazë qarku. Pra ju mund të aplikoni për të gjitha vendet e lira në qark për pozicionet e punës në qëndra shëndetësore apo në spitale.
Pas aplikimit bëhet vlerësimi i dosjes dhe kandidatët që e kalojnë këtë fazë të parë, njoftohen për testimin me shkrim.
Shpallja e datave të testimit bëhet publike në Platformë dhe kandidatët njoftohen elektronikisht për datën dhe vendin e testimit.
Testimi do të ketë dy pjesë:
– Pyetje rreth bazës ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor, çështjet që lidhen me etikën dhe komunikimin e infermierëve (20 pikë);
– Pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe specialiteteve (50 pikë).

Pas testimit, pikët e grumbulluara për secilin aplikant shpallen në Platformë në rubrikën Shpallje dhe fituesit lajmërohen për të ndjekur procedurën për punësim sipas renditjes në listën e shpallur për cdo QARK.
Në bazë të renditjes së shpallur kush merr më shumë pikë do të ketë mundësinë e zgjedhjes për punësim në shërbimet e kujdesit parësor apo Spitalor.
Kjo Platformë do të ofrojë për ju edhe shërbime të tjera të cilat do të shtohen edhe në vijim. E kemi menduar edhe më larg sesa thjesht një Portal administrimi procedurash punësimi.
Ashtu sic e përmenda, synojmë të zgjedhim më të mirët për ti shërbyer qytetarëve, por synojmë që të edukojmë në vazhdim për të qënë më të mirët edhe pas punësimit.
Ndaj lidhja e punësimit me procesin e pandalshëm të edukimit përgjatë gjithë jetës, është garancia që shërbimet shëndetësore ti përgjigjen pritshmërive të qytetarëve.
Ndaj në këtë platformë një rubrikë e vecantë do ti dedikohet informacioneve për zhvillimin e procesit të edukimit në vazhdim të infermierëve dhe profesionistëve të tjerë të shëndetësisë.
Dhe do të keni mundësinë të njiheni me çdo aktivitet të liçensuar që zhvillohet për edukimin në vazhdim të infermierëve, për të patur mundësi për përditësimin e dijeve.
Në përmbyllje dua të them dicka, që nuk e them për herë të parë para jush dhe sdo të lodhem asnjëherë së rithëni.
Po. Kemi bërë hapa përpara, por kemi ende shumë për të bërë për shëndetësinë që meritojnë qytetarët.
Nuk jemi të kënaqur, përkundrazi kemi më shumë përgjegjësi ndaj cdo familje, cdo qytetari, cdo pacienti.
Dhe jemi të vetëdijshëm për detyrat që kemi në raport me profesionistët e shëndetit:
Kushte më të mira pune për personelin mjekësor dhe infermieror, politika nxitëse për profesionistët e shëndetësisë, nëpërmjet politikës së rritjes së pagave, me qëllim që çdo profesionistët e shëndetit ta ushtrojnë me dinjitet profesionin.
Por paralelisht kemi nevojë që të rrisim cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe ky standart që po vendosim i shërben këtij qëllimi.
Ndaj kjo platformë që prezantojmë sot nuk është thjesht një mekanizëm rregullator. Është instrumenti që Ne po vendosim në dorën tuaj, me qëllim që ju të keni një mekanizëm transparent për tu vlerësuar mbi bazë të meritës por edhe për të kërkuar llogari në rast të cënimit të të drejtave tuaja.
Qëllimet tona janë të njëjta, ju kërkoni që haku mos ju haet, Ne kërkojmë që më të aftët të përzgjidhen, më të mirët të kontribuojnë në sistem, me qëllim që së bashku ti shërbejmë qytetarëve dhe bashkarisht të ndërtojmë sistemin shëndetësor që duam.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.