Portali ‘Infermirë për Shqipërinë’ është një platformë online, ku çdo profesionist i shkencave mjekësore teknike, që është i licensuar, mund të aplikojë për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik.
Infermierepershqiperine.al është porta që i hapet çdo profesionisti të shkencave mjekësore teknike kudo në Shqipëri, për të gjetur një vend pune, bazuar në dijet dhe meritat.
Aplikimi kryhet për vendet e lira në bazë qarku, për pozicionet e lira në qendra shëndetësore dhe në spitalet publike.
Pas aplikimit bëhet vlerësimi i dosjes dhe kandidatët që e kalojnë fazën e parë, njoftohen për testimin me shkrim.
Shpallja e datave të testimit bëhet publike në platformën infermierepershqiperine.al dhe kandidatët njoftohen elektronikisht për datën dhe vendin e testimit.
Në bazë të renditjes së shpallur, kandidati që merr më shumë pikë, ka mundësinë e parë të zgjedhjes së vendit të punës në strukturat e kujdesit parësor.
Ju nevojiten vetëm 4 hapa për të aplikuar:
Regjistrohu;
Ngarko dokumentat;
Kërko vendet vakante;
Apliko
Për më shumë informacion:
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.