Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikon listat e kandidatëve që janë kualifikuat për të marrë pjesë në testimin që do zhvillohet për profesione të shkencave mjekësore, sipas profileve dhe qarqeve.
Shpallen gjithashtu datat dhe vendi i konkurimit për infermierët dhe profesionistët e shkencave mjekësore.
Testimi do të bëhet në Godinën e Lëndeve Paraklinike (pas spitalit infektiv) Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, për të gjithë kandidatët, për të gjitha qarqet.
Datat dhe orari sipas qarqeve dhe profileve do të jenë si më poshtë:
– Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profili Infermieri datë 9 shkurt 2019, ora 12.00.
– Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profili Infermieri datë 10 shkurt 2019, ora 12.00.
– Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 16 shkurt, ora 12.00.
– Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 17 shkurt, ora 12.00.
Për më shumë informacion:
infermierepershqiperine.al
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.