Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, vizitoi sot paradite familjet e komunitetit rom të strehuara përkohësisht në Qendrën Tranzitore të Emergjencave në Shishtufinë, një zonë në periferi të Tiranës, për të vlerësuar nga afër shërbimet e veçanta të ofruara nga strukturat e kujdesit shëndetësor për shëndetin fëmijëve të këtij komuniteti, pas zhvendosjes së tyre në këto mjedise me nismën e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhjetë ditë më parë.{:}