.

vije ndarëse

Postuar më: 29/02/2020

Ministria e Shëndetësisë/ zyrtare: Shqipëria e paprekur nga koronavirusi i ri, përfundon testimi i 3 rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar negative.

 

Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri.

 

Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.