Ministria e Shëndetësisë

Masat e marra dhe vlerësimi i riskut të virusit COVID – 2019 për popullatën në Shqipëri

 

Rreziku i infeksionit nga COVID – 2019 për popullatën në Shqipëri është aktualisht i ulët. Në vendin tonë deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus COVID-19, janë testuar 6 raste të cilat pas testimit kanë rezultuar negative. Në Laboratorin e Virologjisë me nivel biosigurie, i çertifikuar nga OBSH, në Institutin e Shëndetit Publik tashme kryhet diagnoza e plotë konfirmuese për koronavirusin COVID-19. Analiza realizohet me teknikën PCR (teknologji molekulare).

 

Mbështetur në survejancën e ngritur në pikat kufitare të të gjitha niveleve është kryer vlerësim i 189 shtetas, të cilët kanë hyrë në Shqipëri nga momenti i vendosjes në ALERT dhe kanë pasur histori udhëtimi me Kinën, dhe asnjë nga këta udhëtarë nuk ka paraqitur shenja klinike të koronavirusit të ri në momentin e vlerësimit në nivel kufitar.

 

Është kryer shpërndarja e Mjeteve Mbrojtëse Personale nga ISHP –ja për QSUT, Aeroportin e Rinasit (ISHSH), Spitalin “Sh.Ndroqi”, QKUM dhe Operatorin Qendror (Spitalet rajonale) për t’u patur në kushte urgjence ndaj rasteve që mund të paraqiten në urgjencat e spitaleve rajonale, dhe pse menaxhimi klinik i tyre deri në këtë fazë do të kryhet nga QSUT-ja.

 

Nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive (QSUT), janë përcaktuar bokset /dhomat e izolimit funksionale, në se do të ketë raste të dyshuara për COVID_19. Eshtë përcaktuar ambienti karantinë, për ta përdorur atëherë kur do të jetë e nevojshme, si dhe është kryer trajnimi paraprak i personelit shëndetësor që do të jetë pjesë e shërbimit në karantinë.

 

Gjithashtu po vijohet me trajnimin e personelit shëndetësor spitalor, si dhe në çdo nivel, nga personeli i NJVKSH – ve, si dhe ISHP – së. Janë kryer takime informuese dhe trajnuese me përfaqësues dhe specialistë të spitaleve jopublike për masat dhe parapërgatitjen e tyre, në rast se paraqiten pranë urgjencave të tyre raste të dyshuara me COVID_19.

 

Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët të cilët kanë udhëtuar së fundmi në Kinë dhe kanë shenjat e mëposhtme: Kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë urgjencën kombëtare 127!

 

 

 

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

 

Në nivel global, janë raportuar në total 73 328 raste të konfirmuara me COVID – 2019.

Azi:      72 788 raste të konfimuara

1872 vdekje

Afrikë  1 rast i konfirmuar

Amerikë:          23 raste të konfirmuara

Australi:           15 raste të konfirmuara

Europë:            47 raste të konfirmuara

1 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 18 shkurt 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (18 shkurt 2020)
Kina 72 508
Japoni 59
Republika e Koresë 31
Vietnam 16
Singapor 77
Australi 15
Malajzi 22
Kamboxhia 1
Tajland 35
Taivan 22
Nepal 1
Indi 3
Filipine 3
Sri Lanka 1
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 454
USA 15
Kanada 8
Finlanda 1
Franca 12
Gjermani 16
Rusia 2
Spanja 2
Belgjika 1
Suedia 1
Anglia 9
Italia 3
Emiratet e Bashkuara Arabe 9
Egjypt 1
Total 73 328

 

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID2019 sipas

 kontinenteve (përveç Kinës), 18. 02.2020

Situata në  Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:      

Europë:          47 raste të konfirmuara

1 vdekje

Shqipëri:        Janë testuar 6 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID2019 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 18 Shkurt 2020

Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së

 

Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë që mënyra e transmetimit të COVID – 2019 mund të jetë e ngjashme. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

 

Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.

Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.

Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).

Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).

Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

 

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të kërkojnë kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.