Ministria e Shëndetësisë

Masat e marra në vendin tonë

 

Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Deri në mbrëmjen e djeshme janë testuar 13 raste të dyshuara që kanë pasur shenja të infeksionit të sipërm respirator dhe histroi udhëtimi me vendet ku kemi shpërthime komunitare, përfshirë edhe Italinë; rastet kanë rezultuar negative nga testimi në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik. Diagnoza e plotë e COVID-19 kryhet pranë Laboratorit të Virologjisë në ISHP, i vetmi në vend i çertifikuar nga OBSH.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve  (dt 25.02.2020) ka vendosur rialokimin e një fondi shtesë prej 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat shëndetësore.

 

Nga survejanca e përforcuar në pikat tona kufitare gjatë 24 orëve të kaluara, janë monitoruar 4800 udhëtarë, të cilët kanë qenë me histori udhëtimi në vendet ku ka pasur shpërthim komunitare përfshirë edhe Italinë.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon qytetarët që vijnë nga rajonet e prekura nga Koronavirusi, të vetëkarantinohen për një periudhë prej 14 ditësh.

 

Strukturat e shëndetit publik do të minitorojnë zbatimin e urdhrit të ministres Manastirliu për masa të shtuara higjieno-sanitare në institucionet arsimore, si një masë shumë e rëndësishme në këtë situatë. Po ashtu ekspertët e Task Forcës apelojnë që qytetarët të jenë të vëmendshëm ndaj higjenës vetjake me qëllim shmangien e rrezikut të COVID-19. Është shumë e rëndësishme që të qytetarët të marrin masa të shtuara higjieno-sanitare:Që nga larja e shpeshtë e duarve, përdorimi i një shamie letre ose grushtit të brrylit kur teshtin dhe jo duart, minimizimi i prekjes me dorë të hundës, gojës dhe syve si dhe përdorimi i maskave vetëm në rastet kur jeni të sëmurë apo ndihmoni njerëz që janë të sëmurë. Nuk rekomandohet përdorimi i maskave për pjesën tjetër të qytetarëve, të gjitha këto rregulla ndihmojnë në ruajtjen ndaj infektimit me koronavirus.

 

Po vijohet me rritjen e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.

 

Gjithashtu siç është bërë me dije, tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme, që është një strukturë spitalore, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së cdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në frymën e transparencës do të ketë komunikim të përditshëm me publikun, duke ftuar dhe qytetarët t’i referohen informacioneve zytare.

 

 

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

 

  • Në nivel global, janë raportuar në total 81 027 raste të konfirmuara me COVID – 2019.
  • Azi:          79 864 raste të konfimuara – 2751 vdekje
  • Afrikë 2 rast i konfirmuar
  • Amerikë: 65 raste të konfirmuara
  • Australi: 22 raste të konfirmuara
  • Europë: 383 raste të konfirmuara – 12 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 26 shkurt 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (26 shkurt 2020)
Kontinenti i Azisë 79 864
Kina 78190
Japoni 164
Republika e Koresë 1146
Vietnam 16
Singapor 91
Emiratet e Bashkuara Arabe 13
Malajzi 22
Kamboxhia 1
Tajland 40
Taivan 31
Nepal 1
Indi 3
Filipine 3
Iran 95
Liban 1
Kuvajt 11
Izrael 2
Bahrain 23
Sri Lanka 1
Omani 4
Afganistan 1
Irak 5
Raste të tjera 691
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 691
Amerika 65
USA 53
Kanada 11
Brazili 1
Europa 383
Italia 322
Gjermani 18
Franca 14
Anglia 13
Spanja 7
Rusia 2
Suedia 1
Belgjika 1
Finlanda 1
Kroacia 1
Austria 2
Zvicra 1
Oqeania 22
Australia 22
Afrika 1
Egjypt 1
Algjeria 1
Total 81 027

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 2019 sipas

 kontinenteve (përveç Kinës), 26. 02.2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

Situata në  Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:      

  • Europë: 383 raste të konfirmuara
    • 12 vdekje
  • Shqipëri: Janë testuar 13 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 2019 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 26 Shkurt 2020

Situata e COVID-19 në Itali datë 25.02.2020 sipas rajoneve të saj.

  • 322 raste te konfirmuara
  • 11 vdekje
  • 114 pacientë të shëruar
  • 35 në terapi intensive
  • 162 në izolim në shtëpi

 

Shpërndarja sipas rajoneve:

  1. Lombardia 240
  2. Veneto 43
  3. Emilia Romanja 26
  4. Piemonte                3
  5. Lazio 3
  6. Toskana                2
  7. Siçili 3
  8. Liguria 1
  9. Bolzano 1

 

Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë

Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së

 

Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

 

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të kërkojnë kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.