Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” nga Ilir Babaramo, 6/1 Dhjetor 2013, në A1 Report! ka njoftuar se duke filluar nga dat 1 prill 2014 do të ulet me 20-25 % çmimi i barnave.

“S’do lëmë që një barnë të tregtohet me çmim më të lartë se në vendin ku është prodhuar”, tha më tej Ministri Beqaj, duke shtuar se deri tani ka pasur abuzime në çmime deri në 50-60% mbi vlerë.

Z. Beqaj tregoi gjithashtu se në QSUT janë blerë sasi barnash për 12 vjet, të cilat kanë skaduar dhe kapin shifrën e 800-900 mijë dollarëve. Ndërkohë, në nga shqetësimet me të cilat ndeshet sistemi i kujdesit shëndetësor sot është edhe mungesa e mjekëve.{:}