Ministria e Shëndetësisë
8 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 310 testime, nga të cilët 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19. 12 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Fier, Roskovec, Vlorë, Korçë. Janë 156 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit  ka humbje jete me SarsCov2, një qytetar nga Tirana, 80 vjeç.  Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,852 që nga fillimi i epidemisë.  Statistika ( 8 Mars 2023)  Raste të reja ditore               16 Të shëruar në 24 orë            16 Të shtruar në spitale             6 Humbje jete në 24 orë           1 Testime ditore                       310  Testime totale                   2,042,781 Raste pozitive                      333,608 Raste të shëruara                  329,852 Raste Aktive                             156 Humbje jete                              3,600  Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:  Tiranë                      140Fier                           8Vlorë                         6Durrës.                      3Shkodër.                    1Elbasan.                     1