Ministria e Shëndetësisë
4 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 358 testime, nga të cilët 20 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 12 në Tiranë, nga 2 qytetarë Patos, Vlorë, nga 1 qytetarë në Durrës, Dibër, Fier, Himarë.  Janë 168 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.  Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,804 që nga fillimi i epidemisë.  Statistika ( 4 Mars 2023)  Raste të reja ditore               20 Të shëruar në 24 orë            15 Të shtruar në spitale             6 Humbje jete në 24 orë           0 Testime ditore                       358  Testime totale                   2,041,750 Raste pozitive                      333,571 Raste të shëruara                  329,804 Raste Aktive                             168 Humbje jete                              3,599  Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:  Tiranë                      144Fier                           7Vlorë                         6Shkodër.                    5Durrës.                      3 Berat.                        1 Kukës.                     1Dibër.                        1