Ministria e Shëndetësisë
23 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 385 testime, nga të cilët 9 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Patos, Divjakë, Korçë.
Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,712 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 23 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore               9
Të shëruar në 24 orë            22
Të shtruar në spitale             7
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       385
Testime totale                   2,038,626
Raste pozitive                      333,455
Raste të shëruara                  329,712
Raste Aktive                             145
Humbje jete                              3,598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                      120
Fier                           9
Shkodër.                    4
Lezhë.                       4
Berat.                        3
Vlorë                         3
Korçë.                        2