Ministria e Shëndetësisë
18 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 539 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki:
8 në Tiranë, 2 në Këlcyrë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kamëz, Elbasan.
Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 36 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,339 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 18 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 36
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 539
Testime totale 2,005,265
Raste pozitive 332,119
Raste të shëruara 328,339
Raste Aktive 186
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 138
Gjirokastër 14
Vlorë 8
Fier 7
Elbasan 6
Lezhë. 4
Shkodër 4
Berat 3
Durrës 2
Korçë. 2