Ministria e Shëndetësisë

20 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 81 testime, nga të cilët 1 qytetar ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkinë Berat.Janë 130 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SarsCov2, një qytetare 79 vjeç, nga Tirana.Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,672 që nga fillimi i epidemisë.Statistika ( 20 Shkurt 2023)Raste të reja ditore               1Të shëruar në 24 orë            11Të shtruar në spitale             7Humbje jete në 24 orë           1Testime ditore                       81Testime totale                   2,037,265Raste pozitive                      333,400Raste të shëruara                  329,672Raste Aktive                             130Humbje jete                              3,598Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë                      105Fier                           9Shkodër.                    6Vlorë                         3Berat.                        3Durrës.                    1Elbasan.                    1Kukës.                       1Gjirokastër.             1