Ministria e Shëndetësisë

Pas një diagnoze të kancerit të gjirit, është gjithashtu e nevojshme që gratë të rivlerësojnë sjelljen e tyre në tryezë.

 

 

TË USHQYERIT NË TRAJTIMIN E KANCERIT TË GJIRIT

 

Ushqyerja zë një aspekt parësor për trupin tonë, si në rastin e shëndetit, ashtu edhe në rastin e sëmundjeve të rëndësishme si kanceri i gjirit.

Një dietë e shëndetshme ndikon pozitivisht në sistemin imunitar duke bërë përmirësime të konsiderueshme në trupin tonë.

Përveç kësaj, është e nevojshme të merren parasysh disa efekte anësore që mund të shfaqen gjatë procesit terapeutik që po ndiqet.

Kimioterapia, për shembull, mund të shkaktojë nauze dhe të vjella, dhimbje te stomakut ose te gojes dhe shpesh koha e vakteve përjetohet me ankth të veçantë.

Në këtë rast, një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar mund ta ndihmojë pacienten të ndihet më mirë dhe të garantojë lëndët ushqyese të duhura për t’u përballur me dobësinë ose humbjen e peshës.

 

 

USHQIMET E REKOMANDUARA PËR KANCERIN E GJIRIT

 

Disa zgjedhje ushqimore rekomandohen veçanërisht për gratë e diagnostikuara me kancer gjiri. Ja cilat janë ushqimet qe rekomandohet te konsumohen:

 

Fruta dhe perime

Shumë fruta dhe perime janë të pasura me lëndë ushqyese bimore, të njohura si fitokimikate. Në veçanti rekomandohen perime si brokoli, lulelakra dhe lakra pasi kanë veti anti-estrogjenike.

Të njëjtat vlera gjejmë edhe tek molla, hudhra, domatja, karota, manaferrat.

 

Drithërat e plota

Buka integrale, tërshëra dhe drithëra te tjera integrale janë ushqime të pasura me fibra. Marrja e fibrave në sasitë e duhura mund t’i ndihmojë pacientet të luftojnë kapsllëkun, një efekt anësor tipik i disa ilaçeve kundër kancerit.

 

Bishtajoret

Bishtajoret, sidomos thjerrëzat dhe fasulet, mund të jenë veçanërisht të vlefshme sepse janë të pasura me proteina dhe me pak yndyrë.

 

 

Proteinat

Rekomandohen ushqime që përfshijnë proteina si gjoksi i pulës, gjeli i detit, toni dhe salmoni pasi i garantojnë trupit kontributin e duhur të energjisë. Ju gjithashtu mund të merrni proteina nga burime jo shtazore (si për shembull, arrat).

 

 

USHQIMET QË DUHEN SHMANGUR NË RAST TË KANCERIT TË GJIRIT

 

Në rastin e kancerit të gjirit, marrja e disa ushqimeve të cilat janë renditur më poshtë, duhet të kufizohet në maksimum, ose të shmanget plotësisht,

 

Mishi dhe produktet e qumështit

Këto ushqime përmbajnë sasi të tepërt të yndyrave të ngopura jo të shëndetshme. Është e rëndësishme të kufizoni konsumin e mishit të kuq me yndyrë, por edhe të qumështit të plotë, gjalpit dhe kremit te gjalpit (pana).

 

Pijet Alkoolike

Birra, vera dhe pijet e tjera alkoolike, përveçse të dëmshme për shëndetin, mund të ndërveprojnë me ilaçet kundër kancerit që marrin pacientet për trajtimin terapeutik të kancerit të gjirit.

 

Ëmbëlsirat

Tortat, biskotat, karamelet, pije joalkoolike dhe ushqime të tjera të pasura me sheqer, përveçse shkaktojnë shtim në peshë, mund të zënë ne diete vendin e ushqimeve më të shëndetshme dhe më të përshtatshme në situata të tilla.

 

Ushqimet e papjekura ose te pjekura pjeserisht

Disa nga terapitë e kancerit të gjirit mund të ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e numrit të qelizave të bardha të gjakut, duke e bërë trupin më të prekshëm ndaj infeksioneve.

Prandaj gjatë trajtimit nuk rekomandohet konsumimi i ushqimeve të papërpunuara si sushi dhe midhjet, etj.

 

 

 

PËRFITIMET E NJË DIETE TË SHËNDETSHME PËR KANCERIN E GJIRIT

 

Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar mund t’ju ndihmojë:

 

  • Të mbani një peshë të shëndetshme;
  • Të ulni simptomat e kancerit dhe efekteve anësore të trajtimit;
  • Të përmirësoni cilësinë e jetës;
  • Të mbani indet e trupit të shëndetshëm;
  • Të forconi sistemin imunitar;
  • Të zvogëloni problemet e lodhjes dhe dobësisë.