Ministria e Shëndetësisë

 

Ministri i Shëndetësisë Nderohet nga OBSH me Çmimin Botëror Jo Duhanit

Dr. Jakab vlerëson z. Beqaj për “vendosjen në rradhë të parë të shëndetit të njerëzve dhe të ardhmes së shoqërisë”

Foto: WHO/Franz Henriksen

Vilnius, Lituani 16/09/2015 – Drejtorja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të OBSH-së, Dr. Margaret Chan, dhe Drejtorja Rajonale e OBSH-së për Evropën, Dr. Zsuzsanna Jakab, i akorduan dje (15/09/2015) Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, çmimin e Ditës Botërore Pa Duhan (World No Tobacco Day), në shenjë vlerësimi për punën e tij lidhur me kontrollin e duhanpirjes në Shqipëri.

Ceremonia e dorëzimit të çmimit u organizua gjatë mbledhjes plenare në ditën e dytë (15/09/2015) të Sesionit të 65-të të Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën, që po zhvillohet në dt. 14-17 në Vilnius, Lituani.

Këtë vit, u dhanë gjashtë çmime të Ditës Botërore Pa Duhan në Rajonin Evropian të OBSH-së dhe një prej përfituesve është Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, z. Ilir Beqaj. Në fjalën e saj me këtë rast, Dr. Jakab e vlerësoi z. Beqaj për “vendosjen në rradhë të parë të shëndetit të njerëzve dhe të ardhmes së shoqërisë” dhe “përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë, nën udhëheqjen tuaj të mençur, për të luftuar epideminë e duhanit.”

Në vijim, fjala e plotë e Dr. Zsuzsanna Jakab.

—###—

Fjala e Dr. Zsuzsanna Jakab, Drejtore Rajonale e OBSH për Evropën në ceremoninë e Çmimit Botëror Jo Duhanit akorduar Ministrit të Shëndetësisë së Shqipërisë

E martë, 15 shtator, 2015

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) jep çdo vit çmimin e Ditës Botërore Pa Duhan (World No Tobacco Day) për individë dhe organizata të përzgjedhura me kujdes në shenjë vlerësimi për arritjet e tyre për kontrollin e duhanit dhezbatimin e Konventës Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit. Ky çmim vlerëson arritjet ndërkombëtare në luftën kundër epidemisë globale duhanit.

Këtë vit, u dhanë gjashtë çmime të Ditës Botërore Pa Duhan në Rajonin Evropian të OBSH-së dhe një prej përfituesve është Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, z. Ilir Beqaj.

Shqipëria e ratifikoi Konventën Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit (KKKD) në vitin 2006. Në të njëjtin vit, u miratua edhe një ligj i ri për kontrollin e duhanit, por zbatimi i tij mbeti i dobët për shkak të mungesës së vullnetit të fortë politik dhe udhëheqjes.

Që kur mori detyrën e Ministrit të Shëndetësisë në shtator 2013, zoti Beqaj ka demonstruar aftësi drejtuese dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për fuqizimin dhe zbatimin e KKKD-së së OBSH-së përmes veprimeve që variojnë që nga miratimi i akteve legjislative e deri tek ndërtimi i marrëdhënieve të partneritetit me popullin e Shqipërisë, për të marrë mbështetjen e tyre të plotë.

Sot, kam nderin t’ju akordoj çmimin e Ditës Botërore Pa Duhan të OBSH-së, në shenjë vlerësimi të përpjekjeve të vazhdueshme të Shqipërisë, nën udhëheqjen tuaj të mençur, për të luftuar epideminë e duhanit. Përfshirja juaj e shquar personalisht ka qenë një moment i veçantë që shënon vendosjen në rradhë të parë të shëndetit të njerëzve dhe të ardhmes së shoqërisë.

Nëse edhe Shtete të tjera Anëtare nuk ndërmjarrin veprime urgjente, duhanpirja mund të shkaktojë deri në 8 milion jetë të humbura globalisht deri në vitin 2030. Parandalimi kësaj katastrofe të parashikueshme të shëndetit publik kërkon atë lloj angazhimi dhe përkushtimi personal që e kemi parë kaq qartë te ju.

—###—

Regional Director of WHO Europe, Dr. Zsuzsanna Jakab, speech at the Worlw No Tobacco Award ceremony to the Minister of Health of Albania

Tuesday, 15 September 2015

WHO gives the World No Tobacco Day awards every year to carefully selected individuals and organizations in recognition of their accomplishments in tobacco control and in the implementation of the WHO Framework Convention on Tobacco Control. The awards recognize international achievements in the fight against the global tobacco epidemic.

This year, six World No Tobacco Day awards were given in the WHO European Region. Among the recipients is the Minister of Health of Albania, Mr Ilir Beqaj.

Albania ratified the WHO Framework Convention on Tobacco Control (FCTC) in 2006. The same year, a new tobacco control law was adopted, but its implementation remained weak due to the lack of strong political will and leadership.

Since becoming the Minister of Health in September 2013, Mr Beqaj has demonstrated outstanding leadership and commitment to strengthening the implementation of the WHO FCTC through actions ranging from legislative acts to partnering with the people of Albania to get their full support.

Today, I have the honour to present you with WHO’s World No Tobacco Day Award, in appreciation of the relentless efforts of Albania, under your wise leadership, to fight the tobacco epidemic. Your remarkable personal involvement was a distinctive point in putting people’s health and society’s future in first place.

Unless more Member States take urgent action, tobacco use could claim up to 8 million lives globally by 2030. Preventing this foreseeable public health catastrophe requires commitment and personal dedication of the sort that we have seen so clearly from you.

—###—{:}