Ministria e Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, zhvilloi një vizitë në Spitalin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, i cili do të bashkëpunojë me Spitalin Pediatrik Bambino Gesù (OPBG) në Romë përmes zhvillimit dhe implementimit të projektit “Qendra për Zhvillimin e Fëmijës”, në Shqipëri.

Ky bashkëpunim synon të sjellë në Shqipëri modele të avancuara të kujdesit pediatrik, duke forcuar kapacitetet vendase në diagnostikim, trajtim, rehabilitim dhe ndjekje multidisiplinare të fëmijëve me nevoja zhvillimore dhe shëndetësore.

Për këtë qëllim, në ambientet e spitalit u mbajt një konferencë e dedikuar, ku gjatë fjalës së saj, ministrja Sala vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla dhe se sektori shëndetësor publik mbetet i hapur për të sjellë ekselencën mjekësore në vend.

“Qeveria shqiptare mirëpret partneritete të tilla, përfshirë edhe me institucionet shëndetësore publike, me qëllim sjelljen e ekselencës mjekësore në vend në fushën e trajnimit profesional, ofrimit të kujdesit shëndetësor dhe kërkimit shkencor në pediatri.

Gjithashtu, ajo nënvizoi se këto bashkëpunime ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në reduktimin e nevojës që fëmijët të drejtohen për trajtim në strukjashtë vendit.

Ndërtimi i qendrave të ekselencës mjekësore në vendin tonë janë tregues i vëmendjes për një përmirësim të qendruesëhm të cilësisë së kujdesit për fëmijën dhe familjet në Shqipëri dhe rajon.