Ministria e Shëndetësisë

Në ditën e parë të 2015, Ministri Beqaj viziton Spitalin e Elbasanit

Elbasan, 01/01/2015 – Në ditën e parë të vitit, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj ka zgjedhur të vizitojë Spitalin e Elbasanit për të parë nga afër situatën në shërbimin e Pediatrisë, Onkologjisë dhe Urgjencës. Ministri Beqaj është interesuar për rastet e urgjencës të regjistruara përgjatë orëve të natës së ndërrimit të viteve, ndërsa mjekët e kanë informuar për gjendjen.

Ndërkohë Beqaj, duke vizituar pavionin e lindjeve të këtij spitali, uroi prindërit e foshnjës së parë të lindur në natën e ndërrimit të viteve.

Lindja e bebes është regjistruar në orën 01:39 minuta, dhe i përket seksit mashkull. Ai lindi me peshë 3,2 kg dhe është fëmija i parë i një çifti nga fshati Ceragë i Belshit.

“Nga Spitali i Elbasanit dua t’i uroj të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri. Por mbi të gjitha dua të uroj personelin shëndetësor për punën e madhe në krye të detyrës në këto festa. Nuk ka pasur probleme serioze të paraqitura, por gjithkush i paraqitur në spital ka marrë ndihmë me një shërbim korrekt”, tha ministri Beqaj, duke falënderuar për punën e përkushtimin mjekët, infermierët e punonjësit e këtij spitali.

—###—{:}