Ministria e Shëndetësisë

Tiranë, 04 Maj 2020

“Novartis Group” Shqipëri i ka dhënë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një donacion prej 300 mijë euro për përballimin e situatës së shkaktuar nga epidemia e COVID19.

Me qëllim të ndihmesës së institucioneve të shëndetësisë në përballimin e barrës së shkaktuar nga emergjenca e shëndetit publik COVID-19, përmes llogarisë së dedikuar në Shqiperi për COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka pranuar nga “Novartis Group” Shqipëri donacion shumën prej 300 mijë euro.

Donacioni është bërë sipas një marrëveshjeje të nënshkruar më 21 Prill 2020 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe “Novartis Pharma Services Inc.”

MSHMS falenderon “Novartis Group” Shqiperi për kontributin në përballimin e COVID19 në Shqipëri.