Ministria e Shëndetësisë

Sot në Divjakë dhe Lushnje për ecurinë e ndryshimeve në rrugën e rilindjes së shëndetësisë. Shëndetësia është ndoshta dhe pjesa më e vështirë e gjithë kantierit te madh të reformave të ndryshimit në vend, por padyshim që po hidhet një bazë e rëndësishme. Në Divjakë sot çeli dyert një poliklinikë e standardeve europiane me pajisje bashkëkohore dhe shërbim të plotë 24 orë; ku përveç shërbimeve tradicionale të mjekut të familjes dhe shërbimit të kontrollit bazë shëndetësor, përfshihen edhe shërbimet e specializuara.{:}