Ministria e Shëndetësisë

Qendër e re Telemjekësie në Spitalin e Bajram Currit

Tiranë, 15/07/2015 – Qytetarët e Bajram Currit dhe rrethit të Tropojës, do të përfitojnë tashmë a shërbimi i porsainstaluar i Telemjekësisë, si pjesë programit të integruar të telemjekësisë dhe shendetit elekronik në Shqipëri, që është duke financuar nga USAID-i, që nga vitit 2009. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, në takimin që zhvilloi dje (14/07/2015) me mjekë, drejtues e punonjës të spitalit bashkiak të qyteti verior.

Kjo ditë e rëndësishme, jo vetëm për Spitalin e Tropojës dhe banorët e këtij rrethi, po e përmbyll  dhe bën realitet një ëndërr të kahershme, atë të kompletimit  të rrjetit të telemjekësisë në të gjithë Shqiperinë. Tashmë, përmes këtij shërbimi, banorët e Tropojës dhe rrethinave, nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë me qindra  kilometra për t’u konsultuar me mjekun specialist në spitalet rajonale apo qendrat universitare, por do ta marrin këtë shërbim me të njëjtën cilësi në Spitalin e Tropojës, dhe kjo falë kësaj teknologjie, që sjell mjekun pranë pacientit.

Kjo është një shprehje e qartë e vëmendjes që Qeveria i kushton përmirësimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend, sidomos, në përmbushje të angazhimit tonë për vendosjen e sistemit të Mbulimit Universal, tha midis të tjerash në takim Ministri Beqaj, duke theksuar, se ky mbulim nuk do të ishte i vlefshëm, nëse nuk do të siguronte edhe Akses dhe Cilësi Univesale.

“Me kompletimin e qendrës së telemjeksisë në Tropojë mbyllim kapitullin e shtrirjes së programit të telemjeksisë në të gjitha zonat e Shqipërisë, dhe ashtu siç është parashikuar që në fazat e para të këtij programi, sot e kemi bërë Shqipërinë një kështjellë të telemjekësisë”, tha dr. Rifat Latifi, Profesor i  Kirurgjisë në Universitetin e Arizonës,  SHBA, dhe ideator dhe themelues i këtij programi.

“Falë ndihmës së popullit Amerikan përmës USAID-it, dhe ëndrrës tonë, tashmë telemjekësia është një realitet i prekshëm në Shqipëri dhe shtrihet në çdo skaj të vendit, nga Tropoja në Sarandë, dukes siguruar një mbulim me rrjetin e telemjekësisë në të gjitha qarqet e vendit. Sot Shqipëria renditet ndër vendet me rrjetin më të kompletuar të telemjekësisë që integron të gjithë rrjetin e spitaleve publike, jo vetëm atyre rajonale, por edhe më tej” – theksoi prof. Rifat Latifi.

“Ky program që sot po e përmbyllim në Tropojë krijon urat virtuale me të gjithë botën, ndërsa në planin rajonal, ndërton ura të prekshme dhe fizike midis Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Kukësit, Shkodrës e Tiranës, dhe gjithë Ballkanin për pacientët, mjekët dhe infermieret, të cilët nuk do të jenë të izoluar më në këtë pjesë të bukur të Shqipërisë, por do të jenë pjesë e diskutimeve dhe zhvillimeve akademike kudo në botë”- theksoi Prof. Latifi.

—###—

Foto nga takimi: http://tinyurl.com/omb7lpj

 

 {:}