Ministria e Shëndetësisë

Pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u mblodh Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e fakteve dhe rrethanave të reja të lindura pas marrjes së vendimit gjyqësor të formës së prerë për gjyqfituesin në listëpritje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Kostandin Vako.
Komisioni i Posaçëm konstatoi mundësinë e sistemimit në një pozicion të rregullt në shërbim civil, duke e rikthyer z. Kostandin Vako në pozicionin e mëparshëm i cili u konstatua si vakant dhe vendosi t’i propozojë këtij të fundit rikthimin në punë, në pozicionin:
– Specialist, në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale kërkon nga z. Vako të vendosi në dispozicion të saj:
– Jetëshkrimin;
– Diploma/ Dëshmi të kualifikimeve që zotëroni;
– Kopje të librezës suaj të punës;
– Certifikatë “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik” (nëse e zotëroni).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vendosi që njoftimi i propozimit për sistemimin e z. Kostandin Vako të bëhet me anë të shpalljes, sipas parashikimeve në nenin 162 të Kodit të Procedurave Administrative, pasi zarfi postar i pakomunikuar është kthyer me shënimin përkatës të shërbimit postar “Adresë e pamjaftueshme” dhe çdo mënyrë tjetër njoftimi ka rezultuar e pamundur apo e papërshtatshme.

Kjo shpallje do të qëndrojë e afishuar deri më datë 02.03.2026, në zbatim të afatit 10 ditë të parashikuar nga neni 162 i Kodit të Procedurave Administrative.