Ministria e Shëndetësisë

11 Korrik – Vijon vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të institucioneve në kontakte direkte me qytetarët.
Ka nisur vaksinimi nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas vaksinimit në pikat e përqëndruara dhe qendrat shëndetësore. Në 24 orët e fundit janë kryer 4854 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,021,408 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 434,170 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin