Ministria e Shëndetësisë

14 Korrik – Vijon vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas në pikat e përqëndruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore.
Aktualisht po kryehet vaksinimi për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të institucioneve në kontakte direkte me qytetarët.
Në 24 orët e fundit janë kryer 6,433 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,035,667 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 443,165 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.