Ministria e Shëndetësisë

01 Shtator – Nis sot muaji i dytë i vaksinimit masiv, ku çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të paraqitet me kartën e identitetit në qendrën e tij shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid.
Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit ka vendosur vaksinim të detyruar për grupet më të riskuara për marrjen dhe shpërndarjen e infeksionit për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët, të cilët duhet të kryejnë vaksinimin ndaj COVID19 përgjatë këtij muaji.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,472,316 vaksinime ndaj COVID19. Prej tyre, 641,920 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e martë, datë 31 Gusht janë kryer 14,268 vaksinime në të gjithë vendin.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,929,172 vaksina antiCovid.