Ministria e Shëndetësisë

03 Shtator – Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,499,898 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 655,594 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e enjte, datë 02 Shtator janë kryer 14,648 vaksinime në të gjithë vendin.

Muaji Shtator do të jetë i hapur për vaksinimin, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,950,540 vaksina anticovid.