Ministria e Shëndetësisë

09 Shtator – Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,567,313 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 687,854 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e mërkurë, datë 08 Shtator janë kryer 13,687 vaksinime në të gjithë vendin.

Muaji Shtator është i hapur për vaksinimin e të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç. Për t’u vaksinuar ndaj COVID-19, mund të paraqiteni me kartën e identitetit në qendrën tuaj shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,982,130 vaksina anticovid.