Ministria e Shëndetësisë

16 Shtator – Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,625,636 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 717,404 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e mërkurë, datë 15 Shtator, janë kryer 7,525 vaksinime në të gjithë vendin.

Muaji Shtator është i hapur për vaksinimin, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCOVID. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,013,720 vaksina antiCOVID.