Ministria e Shëndetësisë

29 Dhjetor 2021 – Vijon vaksinimi masiv në të gjitha pikat vaksinimit antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 9,379 vaksinime dhe janë evidentuar nga mjekët e familjes gjatë kësaj periudhe 21,925 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet certifikatave të vaksinimit ose 43,050 vaksinime të aplikuara jashtë vendit deri më sot.
Nga dozat e vaksinës antiCOVID, të kryera në Shqipëri janë:
1,141,486 doza të para
1,031,132 doza të dyta
143,988 doza të treta
Në raportimet e vaksinimit në vijim do të përfshihen edhe të dhënat e qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.
Në total janë kryer 2,359,656 vaksinime antiCOVID.
**Numri total i vaksinimeve te raportuara sot, përfshin edhe vaksinimet e kryera jashtë vendit