Ministria e Shëndetësisë

14 Prill- Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për të moshuarit +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Janë kryer: 205,456 vaksinime për të moshuarit, 37,136 vaksinime për personel shëndetesor, 27,231 për arsimtarët, 10,913 vaksinime për punonjës të policisë etj.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 281,254 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.