Ministria e Shëndetësisë

19 Mars- Në 24 orët e fundit janë kryer 3,064 vaksinime antiCOVID. Procesi i vaksinimit ka vijuar me kalendar të kombinuar për mësuesit, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personelin shëndetësor, në pikat e përqëndruara në Tiranë, Durrës, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, si dhe në shkolla në të gjithë vendin.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 36,619 doza të vaksinës ndaj COVID19.
Janë kryer 24,401 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 6098 vaksinime për të të moshuar dhe 6,120 vaksinime për arsimtarët. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh.