Ministria e Shëndetësisë

06 Maj- Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 19,197 qytetarë. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 557,762 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave mbi 451,189 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.