Ministria e Shëndetësisë

22 Qershor – Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Në 24 orët e fundit janë kryer 9,140 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 890,052 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 370,378 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.